Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol me parabol nga 40 metra, Kristiano Ronaldo dhuron spektakël në kampionat

GS 24/11/2023 2 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Al Nassr, në Arabinë Saudite, ylli portugez realizoi dopietë në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Al Akhdoud, në duelin e vlefshëm për javën e 14-t. Sfidën e zhbllokoi Al Naji në minutën e 13-të, teksa më pas ishte radha e CR7-ës, i cili rrëmbeu skenën me një dopietë të realizuar në minutat 77 dhe 80. 

ronaldo

Padyshim që qershia mbi tortë ishte goli i realizuar në minutën e 80-të, ku me një parabol spektakolare nga afro 40 metra, ylli portugez shtangu portierin kundërshtar i cili kisthe dalë nga porta. Një gol vërtet fantastik, i cili mahniti të pranishmit.  

Pas javës së 14-të, Al Nassr renditet në vend të dytë me 34 pikë, teksa Al Akhdoud qëndron në vend të 17-të me 10 pikë. 

Sa i përket Kristiano Ronaldos, portugezi kryeson listën e golashënuesve, me 15 gola dhe 7 asist në 14 ndeshje të Saudi Pro League për këtë sezon. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: