Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Gafë e pabesueshme e Donarumës, i dhuron një gol Monakos në supersfidën e Ligës 1

GS 24/11/2023 1 Min. Lesezeit

PSG-Monako është gjithmonë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Ligës 1 dhe sigurisht që për një sfidë të tillë, duhet të paraqitesh në nivelin maksimal. Por Xhanluixhi Donaruma nuk ka qenë edhe aq i përqendruar në takimin e sotëm.

dobnaruma

Portieri italian praktikisht i dhuroi një gol kundërshtarëve në minutën e 22-të të sfidës. Ai vonoi në largimin e topit dhe më pas ia dhuroi atë rivalëve në zonën e tij. Minamino e “falënderoi” duke e çuar sferën në rrjetë për të barazuar shifrat përkohësisht në 1-1.

Një gafë e rendë e portierit, i cili u ngushëllua nga shokët e skuadrës, të cilëve ai u kërkoi menjëherë falje me duart lart, ashtu si edhe tifozëve parisienë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

Teilen: