Edon Zhegrova, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit në vend, për shkak të akuzave që bëri në drejtim të “disa personave” brenda Përfaqësueses.
Rreth fillimit të karrierës së tij ka folur në një intervistë për lajmi.net ndër trajnerët e parë të anësorit kosovar, Gazmend Haliti.
Ai ka treguar një moment të veçantë gjatë kohës që ka pasur nën drejtimin e tij Zhegrovën.
“Kemi pasur shumë takime, kemi pasur aktivitete të shumta, ndeshje. Normal këta janë në një moshë të zhvillimit mund të kenë pasur edhe gabime, mirëpo ato unë si trajner gjithmonë i kom pranuar me sportivitet. Futbollistët e ri duhet t’i përkrahim dhe i kemi përkrah në çdo formë. Kemi pasur shumë rezultate. Kam shumë kujtime të mira, ka qenë futbollist që i ka vendos ndeshjet. Më kujtohet njëherë në minutën e fundit në një ndeshje ka shënuar golin vendimtar, ku kemi fituar 2:1 dhe ka qenë gëzim i madh se kjo ndeshje vendosi edhe titullin kampion”, ka thënë ai.
Intervistën e plotë të Gazmend Halitit të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme.