Saturday, 16. May 2026
Sport

Kane i pandalshëm, Bayern vazhdon me fitore

GS 24/11/2023 1 Min. Lesezeit

Një gol i vetëm i Harry Kane ishte gjithçka që i nevojitej Bayern Munichut për t’i rrëmbyer tri pikë Kolnit dhe për t’u kthyer në vendin e parë në Bundesligë.

Skuadra vendase rezistoi për 20 minuta para se Bayern të tregonte forcën.

Një aksion ekipor u finalizua nga Harry Kane për t’i dhënë epërsinë nikoqirëve.

Bayernin ishte shumë afër dyfishimit të epërsisë, por goditja e Kingsley Coman në 15 minutat e fundit u ndal nga traversa.

Koln nuk arriti të kërcënonte mysafirët në minutat e fundit, ndërsa ata kërkonin një barazim.

Fitorja e sheh Bayernin të kthehet në krye të Bundesligës  megjithëse Bayer Leverkusen nuk ka luajtur ende këtë fundjavë. /Lajmi.net/

Teilen: