Saturday, 16. May 2026
Sport

Shtyhet ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja në mes Feronikelit dhe Lirisë është shtyrë si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

Kjo pasi sasia e madhe e borës që ka rënë në stadiumet e ekipeve, ka krijuar vështirësi në infrastrukturën e fushës, shkruan Klan Kosova.

Në disa pamje të siguruara nga Klankosova.tv shihet se bora ka mbuluar të gjithë fushën në stadiumet si “Rexhep Rexhepi” në Drenas, “Përparim Thaqi” në Prizren e “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kujtojmë se dy ndeshjet që planifikohet të luhen sot nga ora 13:00 janë ajo në mes Feronikelit e Lirisë dhe Fushë Kosovës e Dukagjinit.

Nuk dihet nëse ndeshja në mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit do të luhet në orarin e planifikuar.

Teilen: