• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK e konfirmon anulimin e ndeshjeve të Superligës

25/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka konfirmuar anulimin e dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.

Si pasojë e motit të ligë me reshje të mëdha bore që po mbretëron në vendin tonë, ndeshjet e sotme të Superligës shtyhen për ditën e hëne.

“25 nëntor, 2023 – Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Albi Mall Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00”, shkruante në komunikatën e FFK-së.


Po ashtu, edhe ndeshjet e Ligës së Parë mes Rahovecit e Drenicës dhe Trepçës e Dinamos janë shtyrë për të njëjtën arsye, dhe të njëjtat do të zhvillohen nesër, andaj klubet vendase janë të obliguara të caktojnë fushën se ku do t’i luajnë këto ndeshje dhe ta lajmërojnë Komisionin e Garave deri sot në orën 19:00.

Ndërkaq, Komisioni i Garave i FFK-së ka kërkuar nga klubet që janë nikoqire të mirëmbahet fusha dhe pastrimi i saj, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në orarin e paraparë.

Next Post

Armand Duka: Synojmë të qëndrojmë sa më gjatë në “EURO 2024”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.