Saturday, 16. May 2026
Sport

Nuk ka fitues në “Etihad Stadium”

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pa fitues derbi i kësaj jave në Premier League.

Manchester City ka barazuar me Liverpool me rezultat 1:1 në “Etihad Stadium”, shkuan lajmi.net.

Golin e parë e shënoi Erling Haaland, i cili është bërë lojtari që më së shpejti ka arritur 50 gola në Premier League.

Një pasim i gabuar nga Alisson, lejoi depërtimin r Haaland dhe zhbllokimin e rezultatit në minutën e 27-të.

Kur dukej se City do të rrëmbente një tjetër fitore Trent Alexander-Arndold u bë heroi i “The Reds”.

Goli i barazimit nga mbrojtësit anglez erdhi në minutën e 80-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas asistimit të egjiptianit Mohamed Salah.

Liverpool mendoi që kishte fituar, por gola e shënuar në minutën e 88-të u anulua.

Pas këtij barazimi, City e mban primatin në kampionat me 29 pikë, ndërsa Liverpooli zë pozitën e dytë me 28 pikë. /Lajmi.net/

Teilen: