Saturday, 16. May 2026
Sport

Barcelona “dështon” përsëri, ndalet nga Rayo Vallecano

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Rayo Vallecano ka arritur ta rrëmbej një barazim nga Barcelona.

Ndeshja e zhvilluar në “Campo de Futbol de Vallecas” u mbyll me rezultat 1:1, shkruan lajmi.net.

Unai Lopez e zhbllokoi rezultatin, pas një dominim të lehtë të skuadrës vendase.

Por, në pjesën e dytë Barcelona pati dominimin total duke rrezikuar disa herë.

Një krosim i mirë i Baldes, detyroi që Florian Lejeune të shënoj autogol.

Barcelona me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 31 pikë, kurse Rayo Vallecano është në vendin e tetë me 19 pikë. /Lajmi.net/

Teilen: