Friday, 15. May 2026
Sport

Rikthehet Jude Bellingham

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka marrë lajm të mirë përpara ndeshjes së nesërme ndaj Cadizit, pasi Jude Bellingham është gati për të luajtuar.

Ylli anglez është grumbulluar në skuadrën e Carlo Ancelottit për këtë përballje.

Bellingham mungoi në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit shkaku i një problemi në shpatull.

Shkaku i këtij lëndimi, ai ishte tërhequr edhe nga Kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e këtij muaji.

Megjithatë, pas një jave pune rehabilitimi, 20-vjeçari është rikthyer dhe do të jetë në dispozicion të Ancelottit për ndeshjen ndaj Cadizit.

Teilen: