Friday, 15. May 2026
Sport

Tifozët e Napolit shënojnë përvjetorin e vdekjes së Maradonës

GS 26/11/2023 1 Min. Lesezeit

Një numër i madh i mbështetësve të Napolit u mblodhën për të shënuar përvjetorin e tretë të vdekjes së legjendës, Diego Armando Maradonas.

Legjenda e klubit i ndihmoi ata të fitonin dy titujt e parë të Serie A në historinë e klubit dhe mbeti një ikonë shumë kohë pas largimit të tij, shkruan lajmi.net.

Ai vdiq pas problemeve me zemrën në Buenos Aires më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare.

Qindra tifozë të Napolit u takuan te murali i famshëm i Maradonës në zonën Quartieri Spagnoli të qytetit, ku panë skuadrën e tyre duke mposhtur Atalantën 2-1 në Bergamo.

Më pas ata u bashkuan për të kënduar këngët e vjetra të Maradonës. /Lajmi.net/

Teilen: