Newcastle United dhe Juventus thuhet se do të “luftojnë” për të nënshkruar me Kalvin Phillips.
Kjo është sipas një raporti të fundit nga Football Insider, i cili pretendon se kërkimi i “Magpies” për një mesfushor të ri i ka parë ata ta bëjnë Phillips objektivin e tyre kryesor për afatin kalimtar të janarit.
Pas pezullimit 10-mujor të Sandro Tonalit, Eddie Howe, i cili gjithashtu po ka probleme me lëndimet ka prioritet nënshkrimi e një mesfushori të ri.
Phillips i Manchester City mund të jetë zgjidhja perfekte për problemet e Howe.
Por, problemi më i madh me të cilët përballet skuadra angleze është interesimi i Juventusit.
Gjigantët italianë janë gjithashtu të prirur për të nënshkruar një mesfushor. /Lajmi.net/