Friday, 15. May 2026
Sport

Real Madridi bindës ndaj Cadiz-it, një pikë para Gironës

GS 26/11/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka treguar lojë të mirë dhe ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Cadiz-it.

Tre pikë që e rikthejnë në pozitën e liderit në Spanjë, me 35 pikë, një më shumë se Girona në vend të dytë. 

Duhet veçuar golin e Rodrygos që ka shënuar jashtë 16-shit e në këndin e epërm të majtë, 1:0 në minutën e 14-të. 

Rodrygo shënoi edhe në minutën e 64-t pas asistimit të kroatit Modriç dhe Bellingham për 0:3 në minutën e 74-të.

Pas javës së 14-të Cadiz është në vend të 16-të me 10 pikë të mbledhura.

Teilen: