Derbi i Italisë sot vë përballë në Torino Juventusin dhe Interin, në një ndeshje që do të përcaktojë edhe kreun e renditjes së Serisë A pasi dy skuadrat ndahen nga dy pikë në majën e klasifikimit.
Në këtë ndeshje të parë të sezonit mes dy skuadrave, Masimiliano Alegri ka çuditur me zgjedhjen e tij, duke aktivizuar nga minuta e parë Nikolusi Kavilja në mesfushë, një futbollist i cili deri më tani ka luajtur vetëm 2 minuta në sezon.
Ndërkohë, nga ana tjetër Inzagi nuk ka ndryshuar rreshtimin e tij tip, me përjashtim te De Vraj i cili luan në qendër të mbrojtjes përkrah Açerbit dhe Darmian.
LIVE: JUVENTUS-INTER 1-1
Vlahoviç 27′ / Martinez 33′
KOMENTI LIVE:
50′ Aksion fantastik i Interit, por Turam nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke sfumuar një mundësi të artë. Pranë golit zikaltrit (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë!
33′ GOOOOOL INTER 1-1/ Vendoset baraspesha, Lautaro Martinez realizon për zikaltrit e Inzagit. Argjentinasi merr një top të bukur nga Turam, teksa godet menjëherë duke përshëndetur rrjetën e Sheznit. (VIDEO)
27′ GOOOOL JUVENTUS 1-0/ Zhbllokohet sfida, bardhezinjtë kalojnë në avantazh me anë të Vlahoviç. Serbi nuk fal brenda zonës pas asistit të Kiezës. (VIDEO)
18-20′ Kundërpërgjigjet Interi, me Lautaro Martinez dhe Çalhanoglu, por tentativat e futbollistëve zikaltër nuk kanë saktësinë e duhur. Minuta emocionuese (VIDEO)
15′ Shans i artë për Juventusin, me Kiezën, i cili nuk shënjestron siç duhet kuadratin. Gjuajtja e italianit shkon jashtë. (VIDEO)
11′ Kambiaso është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dimarkos.
8′ Minuta të qeta, me të dyja skuadrat që duket se po studiojnë njëra-tjetrën, duke u treguar të kujdesshme në mbrojtje.
4′ Interi jep sinjalin e parë të rrezikshëm me Turam, që gjuan me kokë pas harkimit nga e djathta, por tentativa e tij ishte qëndrore duke përfunduar në duart e Sheznit.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Rugani; Kambiaso, MekKeni, Nikolusi Kavilja, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: M. Alegri
INTER (3-5-2): Somer; Darmian, De Vraj, Açerbi; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi
PANORAMASPORT.AL