Friday, 15. May 2026
Sport

Është sërish politika që futet në mes

GS 26/11/2023 1 Min. Lesezeit

Aleanca për Shqiptarët hedh dyshime se Komuna e Tetovës në mënyrë të parregullt ka hapur tenderin për rindërtimin e stadiumit të qytetit.

Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët, ka kërkuar nga numri 1 i Tetovës, Bilall Kasami, po ashtu edhe sqarime mbi ndërtimet e dy fushave të reja të sportit që parashihen me këtë projekt, si dhe atë nëse Komuna e Tetovës ka planifikuar buxhet për ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe kur ky buxhet është votuar në këshillin komunal.

“Si është e mundur një ndërmarrje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro?

A është paraparë ky furnizim publik në programin dhe në planin e Komunës së Tetovës në vitin 2023 kur është përpiluar buxheti dhe a është votuar i njëjti në Këshillin Komunal?

A është e ligjshme që të fillohet procedura e tenderimit pa buxhet dhe pa konstruksion financiar, kur vetë komuna gjeneron borxh publik ndërsa ndërmarrja funksionon me humbje”, deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Teilen: