• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kualifikueset e Euro U-17 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e dytë me Ishujt Faroe

27/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zhvilluar ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Women’s U-17 Championship” për Grupin B4, që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Në këtë turne marrin pjesë përfaqësueset e Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit, ndërsa ndeshjet luhen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria ditën e sotme luajti ndeshjen e dytë ndaj Ishujve Faroe në “Elbasan Arena” dhe u mund me rezultatin 0-3.

Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion sfidën ndaj Ishujve Faroe: Amelia Mone (GK), Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Klevisa Ndoci, Stela Vata, Amelia Reci, Tiana Gjonaj, Erika Nushi, Klesta Ago (C), Emma Xhumaqi, Xhesika Ndoj.

Ndeshja nisi jo mirë për vazjat kuqezi, që pësuan gol që në minutën e tretë të takimit. Për Ishujt Faroe realizoi Eydna Dalheim. Vajzat e Kombëtares sonë u munduan të reagonin dhe u shfaqën disa herë rrezikshëm në zonën kundërshtare, por pa sukses. Pjesa e parë përfundoi 1-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi me një ndryshim për vajzat kuqezi. Në fushën e lojës u aktivizua Gelda Kadiolli.

Shqipëria u ndëshkua sërish në minutën e 51-të . Golin e dytë për Ishujt Faroe e shënoi Bra Zakariasardottir. E njëjta futbolliste realizoi edhe golin e tretë për ekipin mik në minutën e 66-të. Deri në fundin e takimit për Shqipërinë u aktivizuan Samanta Hysa, Herta Hasaj dhe Anja Gaskova.

Sfida tjetër e grupit Uells – Kazakistan u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” prej orës 11:00. Vajzat e Uellsit triumfuan minimalisht me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 77-të me Casi Gregson.

Ndeshjet e fundit të këtij turneu do të luhen më datë 30 nëntor në orën 14:00. Shqipëria do të përballet me Kazakistanin në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja Ishujt Faroe – Uells do të luhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Më poshtë kalendari dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U-17:

Datë 24.11.2023

Kazakistan– Ishujt Faroe 1-2

Uells – Shqipëri 2-0

Datë 27.11.2023

Uells – Kazakistan 1-0

Ishujt Faroe -Shqipëri 3-0

Datë 30.11.2023

Ishujt Faroe – Uells “Shtëpia e Futbollit” ora 14:00

Shqipëri – Kazakistan “Elbasan Arena” ora 14:00

Renditja:

1. Ishujt Faroe 6 pikë

2. Uells 6 pikë

3. Kazakistan 0 pikë

4. Shqipëri 0 pikë

Next Post

Pesëshja e javës në elitën e basketbollit të femrave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.