Drenica dhe Trepça do të përballen ditën e sotme në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fillim nga ora 13:00.
Në fotografitë e publikuara para ndeshjes nga skuadra e Drenicës vërehet lloçi në stadium.
Në foto shihet portieri Altin Gjokaj i mbuluar me lloç.
Infrastruktura vazhdon të jetë pika më e zezë në futbollin tonë. /Lajmi.net/