Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Kërkoi të vononte lojën, shikoni gafën amatoreske të portierit në Angli që po bën xhiron e rrjetit

GS 29/11/2023 1 Min. Lesezeit

Barnselj arriti një fitore të çmendur në fund kundër Uajkomb, me fansat që nuk i besonin syve me atë që panë në fushën e lojës.

246554

Në minutën e 91’ të takimit, portieri i Uajkomb, Maks Strijek kërkoi që të vononte lojën, duke pritur ardhjen e sulmuesit kundërshtarë në mënyrë që të kontrollonte topin me duar.

Por ardhja e Sem Konsgrov rezultoi fatale për gardianin, i cili nuk u tregua i shpejtë sa duhet, me sulmuesin e Barnslejt që përfitoi nga topi i humbur dhe e çoi topin në portën e boshatisur, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Kjo bëri që fansat të reagonin menjëherë në rrjet, duke e sulmuar portierin për këtë gafë amatoreske, që i kushtoi Uajkombit një pikë në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: