Mosha për Thiago Silvan duket të jetë vetëm një numër.
Silva, 39 vjeçar, po vazhdon të performojë në nivelet më të larta në zemër të mbrojtjes së Chelseat.
Së fundmi, janë përhapur spekulime se ky mund të jetë sezoni i fundit i Silvas në Evropë. Ka sugjerime që ai mund të rikthehet në vendlindje në Brazil.
Por, si duket Silva nuk e ka ndërmend të largohet, teksa tha se kur u transferua te Chelsea, për të ishte sikur “dashuri në shikim të parë”.
“Kur erdha këtu te Chelsea, ishte sikur dashuri në shikim të parë, dhe ende jam krenarë që jam këtu”, tha Silva.
“Më pëlqen t’i shoh fëmijët e mi të luajnë këtu, është diçka speciale. Gjithashtu gruaja ime është këtu gjithë kohën madje edhe dëshiron që të jetë në çdo ndeshje si mysafirë”, shtoi më tej Silva.