• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Penalltia e kontestuar

29/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tomasz Kwiatkowski është pezulluar nga UEFA për vendimin e gabuar që dha në ndeshjen PSG-Njukasëll e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Penalltia e dhënë nga arbitri Marciniak, me sugjerimin e VAR-it, për prekjen me dorë të topit nga Livramento, ka çuar në pezullimin e oficerit të videos të sallës së VAR-it.

Vendimi i polakit Tomasz Kwiatkowski në fakt bie ndesh me direktivat e UEFA-s. pas vëzhgimit të mëtejshëm të pamjeve të momentit kyç të sfidës PSG-Njukasëll, viher re se topi kërceu nga gjoksi për në parakrahun e futbollistit të Njukasëllit.

Paneli i federatës kontinentale kishte vendosur që në prillin e kaluar se “nuk do të quhej shkelje e prekjes së topit me dorë nëse nëse topi më parë ishte devijuar nga trupi i tij dhe, veçanërisht, kur topi nuk shkon drejt portës”.

Edhe topi i ardhur nga krosimi i Dembélés që goditi Livramenton po shkonte mbrapa dhe jo drejt portës. Edhe pse vendimi i oficerit të sallës së VAR-it ishte i gabuar, dhe ndaj ndaj tij UEFA mori masën e pezullimit, sërish rezultati i ndeshjes PSG-Njukasëll mbeti ai i përfundimit të 90 minutave 1-1.

Next Post

Raporti vjetor financiar, klubi holandez fiton më shumë nga shitja e birrave në stadium sesa transfertat e lojtarëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.