Friday, 15. May 2026
Sport

Benfica po demolon Interin, Joao Mario shënon hat-trick në pjesën e parë

GS 29/11/2023 1 Min. Lesezeit

Benfica është duke e mposhtur Interin me rezultat 3:0.

Ishte një fillim i tmerrshëm për Interin, pasi ata e gjetën veten në disavantazh pas shtatë minutave lojë falë një goditjeje të Joao Mario nga afërsia.

Joao Mario shënoi edhe golin e dytë personal dhe të Benficas vetëm shtatë minuta më vonë pasi u gjend i vetëm në shtyllën e pasme, duke mahnitur Interin në fillim.

Por, sulmuesi nuk u ndal me kaq dhe përfundoi hat-trickun në pjesën e parë, për rezultatin 3:0. /Lajmi.net/

Teilen: