Thursday, 14. May 2026
Sport

Të premten shorti i Kupës së Kosovës

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Të premten do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, më 5 e 6 dhjetor, derisa në këtë fazë marrin pjesë edhe klubet e Superligës dhe Ligës së Parë.

Shorti tërhiqet në orën 11:00, në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve.

Kupën e Kosovës në edicionin e kaluar e ka fituar FC Prishtina. /Lajmi.net/

 

Teilen: