Thursday, 14. May 2026
Sport

Ten Hag pas barazimit me Gallatasarain: Jemi në rrugën e duhur, e di si ta dërgoj Mançester Junajtidin në destinacionin final

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid nuk mundi të triumfonte në Turqi ndaj Gallatasarait me ndeshjen që u mbyll në barazim 3-3. Pas sfidës, trajneri Erik Ten Hag kërkoi të mos e dramatizonte situatën ndërsa theksoi se skuadra po ecën në drejtimin e duhur dhe të gjitha këto pengesa do ta ndihmojnë që në të ardhmen të jenë të suksesshëm.

Erik-ten-Hag-Man-Utd

“Unë jam përgjegjës për ato rezultate që arrin skuadra. Ky është një projekt që e kemi nisur dhe kërkon kohën e vet. Po ecim përpara, po përmirësohemi dhe kjo për mua është shumë shpresëdhënëse. Po shkojmë në drejtimin e duhur, unë e di shumë mirë se cili është destinacioni final dhe hapat që duhet të ndërmarrim që të jemi të suksesshëm në të ardhmen”, u shpreh Ten Hag.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: