• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ten Hag duhet të jetë i shqetësuar për të ardhmen”, Carragher: As një portier i të rinjve nuk gabon si Onana

01/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Gardiani” kamerunas i portës, Andre Onana i kushtoi shumë “Djajve të Kuq” të Manchester United, teksa bëri 2 gabime fatale, duke i “dhuruar” turqve të Galatasaray, 2 gola, falë të cilave siguruan një pikë me shumë vlera, në garën për kualifikimin më tej, në UEFA Champions League.

Për performancën katastrofike të Onana, disa “kritika” i bëri edhe “legjenda” e mbrojtjes së Liverpool, Jamie Carragher, i cili thekson se as një lojtar i skuadrës së të rinjve nuk gabon si 27-vjeçari kamerunas, i cili po vuan në aventurën në “Old Trafford”.

“Ten Hag duhet të jetë i shqetësuar për të ardhmen. As një portier i skuadrës U18 nuk mund të gabojë si Onana në rastin e golit të dytë të Galatasaray. Nëse një portier i të rinjve do të kalonte tek United dhe do të luante si Onana, me shumë mundësi ai nuk do ta shihte më kurrë skuadrën e parë”,- u shpreh ish-mbrojtësi i Liverpool. /i.m /abcnews.al

Next Post

Bardhezinjtë në kërkim të fitores për kreun, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Monza-Juventus

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.