• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alegri në ekstazë pas golit të Gatit, kërcënon ndihmësin: Të jap një grusht dhe të shemb…

02/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpesh kur ai është i lumtur largohet me shumë cinizëm, pak sekonda përpara ose menjëherë pas vërshëllimës finale, drejt dhomave të zhveshjes me buzëqeshjen e tij tipike të stampuar në fytyrë, por mbrëmje nuk ndodhi kështu.

Alegri

Edhe për një karakter të fortë si Masimiliano Alegri ishte momenti për të shpërthyer nga gëzimi, aq sa menjëherë pas golit të Gatit, nga euforia, u kthye nga ndihmësi i tij i besuar, Landuçi, duke i thënë: “Tani të jap një grusht dhe të shemb në tokë”.

Ishte ky shpërthimi i trajnerit të Juventusit nga gëzimi i një fitoreje që e dërgon në vendin e parë dhe për pak në konferencën postndeshjes, nuk i shpëton edhe fjala titull:

“Një fitore e madhe, përballë një skuadre shumë të fortë dhe që luan shumë mirë. Në pjesën e parë duhet ta kishim mbyllur 2-0, ndërsa në pjesën e dytë rrezikuam thuajse zero, por duke pësuar një tjetër gol prej pulash pa kokë dhe u bë i dyti radhazi. Në fund u treguam të zotë, të mëdhenj… Madje tani të kapemi me thonj…

Të kapemi fort në këto vende të para, pasi duam që të rikthehemi në Champions dhe ky është shpirti që duhet të ndjekim. Më në fund kemi gjetur një frymë pozitive grupi, duam të luftojmë deri në fund dhe kjo është gjysma e punës së rëndësishme që duhet të bëjë një skuadër e madhe, por ta lëmë euforinë, mjafton të festojmë atë që merituam. A do e gjuajë Vlahoviçi penalltinë e radhës? Të shohim, nuk të thotë që nëse njëri gabon, nuk duhet të godasë më”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dita e ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës, dy përballje interesante në orar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.