• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Djalli” kërkon një tjetër fitore, njihuni me statistikat e Milan-Frozinone

02/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani do të presë në mbrëmje Frozinonen në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Seria A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:hjgh

– Milani ka mbetur i pamposhtur në katër ndeshjet e para kundër Frozinones në Serinë A (F2, B2). Ndër skuadrat me të cilat janë përballur tashmë pesë herë në kompeticion, ekipi ka mbetur pa sukses ndaj Napolit, Romës dhe Interit.

– “Djalli” nuk është mundur në 32 nga 33 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër skuadrave të sapo ngjitura në Serinë A (23 fitore, barazimi 9). Humbja e vetme e kuqezinjve në periudhën kundër ekipeve nga Seria B ishte kundër Specias më 13 shkurt 2021 (0-2 ).

– Pas një serie prej dy barazime dhe dy humbjesh, Milani fitoi ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Fiorentinës 1-0. Herën e fundit që kuqezinjtë fituan pa pësuar gol në kompeticion, ata e bënë këtë dy ndeshje radhazi (kundër Lacios dhe Xhenoas mes shtatorit dhe tetorit).

– Ekipi i Piolit nuk ka barazuar ende një ndeshje në shtëpi në këtë kampionat (4F, 2B). Në Serinë A të kaluar kuqezinjtë mbetën pa barazim edhe pas ndeshjes së shtatë në shtëpi. Vetëm midis sezoneve 1929-30 dhe 1930-31, kuqezinjtë shënuan zero barazime në shtatë ndeshjet e tyre të para në shtëpi për dy sezone radhazi.

– Frozinone ka marrë 18 pikë në 13 ndeshjet e para të këtij kampionati, shifër që ekipi e kishte arritur në mënyrën më të shpejtë në ndeshjen e 23-të të sezonit në Serinë A (në 2015-16, 19 pikë në atë rast).

– Milani është edhe skuadra që ka shënuar më shumë gola në përqindje në pjesën e parë në këtë kampionat (67%: 14/21) dhe e dyta që ka pësuar më pak gola në përqindje në pjesën e parë (29%: 4/ 14), duke bërë më mirë vetëm se Torino (25%).

PANORAMASPORT.AL

Next Post

EURO2024/ Rivalët e ‘preferuar’ të Sokol Kushtës: Dua Spanjën dhe një derbi ballkanik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.