Njukasëlli vijon me ecurinë pozitive në Premier Ligë, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Mançester Junajtid me shifrat 1-0. Ky ishte suksesi i 8-të në 14 javë për bardhezinjtë, të cilët e shikojnë veten në vendin e 5-të me 26 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Arsenal.
Golin e fitores për Njukasëllin e shënoi Gordon në minutën e 55-të, ndërkohë që për Junajtid kjo ishte disfata e 6-të në kampionat këtë sezon.
“Djajtë e Kuq” momentalisht mbajnë vendin e shtatë me 24 pikë, teksa në duelin e radhës do të përballet me Çelsin. Ndërkohë që Njukasëlli është mysafir ndaj Evertonit.
PANORAMASPORT.AL