Thursday, 14. May 2026
Sport

Klubi francez mesazh për tifozin në gjendje të rëndë

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Pak minuta para startit të ndeshjes mes Nantes dhe Nice të përfunduar me shifrat 1-0 për vendasit, një ultras i “kanarinave” u plagos me thikë nga shoferi i një autobuzi të transportit publik në Francë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit Beaujoire ndërsa mësohet se i plagosuri i përkiste grupimit ultras të Nantes.

Tifozi u dërgua menjëherë në spital ndërsa është në gjendje të rëndë dhe ende nuk e ka kaluar më të keqen. Sakaq, në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe klubi i Nantes.

Nëpërmjet profilit zyrtar, Nantes i uroi shërim të shpejtë tifozit duke i siguruar mbështetje edhe familjes së të plagosurit.

Teilen: