Thursday, 14. May 2026
Sport

Donnarumma lë PSG-së me 10 lojtarë

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Donnarumma lë PSG-së me 10 lojtarë!

Le Havre-Paris Saint-Germain janë duke u përballur në kuadër të javës së 14-të të Ligue 1.

Gjatë një sulmi nga ana e vendasve, me në krye Casimir, Donnarumma doli nga porta dhe në tentativë për të ndalur sulmuesin e Le Havre, shkaktoi faull duke i shkuar me këmbë në fytyrë.

Pas këtij momenti arbitri ndëshkoi menjëherë me karton të kuq portierin e PSG-s, duke detyruar trajnerin Luis Enrique që të bënte një zëvendësim të detyruar, duke nxjerrë Barcola dhe duke aktivizuar Tenas në portë.

Teilen: