Thursday, 14. May 2026
Sport

“Xixa” pas ndeshjes Monza-Juve. Rabio jep leksion përulësie, Galiardini: Thirr mamin tani

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Përmes një postimi në “Instagram”, Adrien Rabio, ka dashur t’i dërgojë një mesazh mesfushorit të Monzas, Roberto Galiardini, i cili pas barazimi të përkohshëm të Monzas i festoi në fytyrë kapitenit të Juves. Ky i fundit, ka replikuar menjëherë pas fitores me gol në minutat e fundit nga Gati, duke shkruajtur në profilin e tij:

Cap

“Galiardini! Mëso përulësinë. Për sa kohë arbitri nuk ka sinjalizuar fundin e ndeshjes, gjithçka është e mundur”. Ja që përgjigja e ish-mesfushorit të Interit ishte gjithmonë gati përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, në një histori në “Instagram” ai shkruante: “Gjërat e fushës qëndrojnë në fushë, jo në rrjetet sociale. Thirr mamin tani”.

ju

PANORAMASPORT.AL

Teilen: