Thursday, 14. May 2026
Sport

Ndeshje me kthesa, rrebesh gola në sfidën Manchester City – Tottenhami

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka barazuar me rezultat 3:3 me Tottenhamin, në takimin e javës së 14-të të Premier League.
Ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1, 3:2 e 3:3.

Son Heung-Min i Tottenhamit shënoi një gol për ekipin e tij dhe një për mysafirët.

Për Cityn shënuan Son Heung-Min (9′ – autogol), Foden (31′) e Grealish (81’) dhe për Tottenham realizuan Son Heung-Min (6′), Lo Celso (69′) dhe Kalusevski (90’).

Duhet theksuar se në minutën e 29-të, Doku vepron bukur në krah, traversa i mohon golin dhe fat për Tottenhamin.

Arsenali kryeson e 33 pikë, Liverpooli 31, Manchester City me 30 Aston Villa 29, Tottenham 27, Newcastle 26 pikë, Manchester Utd 24 sosh etj.

Teilen: