Thursday, 14. May 2026
Sport

Roma fiton ndaj Sassuolos së Nedim Bajramit

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Roma ka shënuar fitore në udhëtim te Sassuolo të dielën, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit të Italisë.

Roma fitoi me rikthim të rezultatit, 2:1. Matheus Henrique realizoi në minutën e 25-të për epërsinë e vendësve 1:0.

Daniel Boloca në minutën e 62-të u ndëshkua me të kuq te skuadra nikoqire.

Këtë e shfrytëzoi Roma që realizoi më pas dy herë. Paulo Dybala barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 76-të, kurse mbrojtësi Rasmus Kristensen, shënoi për 2:1 në të mirë të Romës, tetë minuta para fundit.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami te vendësit luajti nga minuta e 81-të. Roma pas 14 ndeshjeve ka 24 pikë në pozitën e pestë. Sassuolo mbetet me 15 pikë.

Teilen: