Thursday, 14. May 2026
Sport

Roma me fitore spektakolare ndaj Sassuolos

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Roma fiton me përmbysje ndaj Sassuolos.

Roma ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho triumfoi në udhëtim ndaj Sassuolos, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Mapei” përfundoi me rezultatin 1:2.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Matheus Henrique (25’), teksa romakët përmbysën gjithçka me golat e Paulo Dybala (76’ penallti) dhe Rasmus Kristensen (82’).

Te Sassuolo nga minuta e 81-të luajti mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami.

Roma pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet e pesta në tabelë.

Sassuolo ndodhet në pozitën e 15-të me 15 pikë.

Teilen: