Napoli-Inter është kryendeshja e javës së 14-të të Serisë A e cila do të luhet në stadiumin dhe do të ketë një shtrirje shikueshmërie në të gjithë botën, duke u transmetuar në pesë kontinente. Një duel tepër vendimtar për sa i përket fateve të sezonit.
Padyshim që kjo është dhe një sfidë speciale mes Viktor Osimhen dhe Lautaro Martinez, që janë dy liderat e skuadrave respektive.
Interi ka fituar pesë nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Napolit (2 barazime, 1 humbje), pavarësisht se humbi ndeshjen e fundit (3-1 më 21 maj). Hera e fundit që napolitanët fituan dy ndeshje radhazi kundër zikaltërve në kompeticion ishte në sezonin 2016/17.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë që kanë në dispozicion.
LIVE: NAPOLI-INTER 0-1
Çalhanoglu 44′
KOMENTI LIVE:
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
44′ GOOOOL INTER 0-1/ Skuadra e Inzagit kalon në avantazh me Çalhanoglu, që shënon me një predhë nga distanca. Në festë intersitët (VIDEO)
39′ Kundërpërgjigjet Interi me Lautaro Martinez, por sulmuesi argjentinas ndalet nga portieir Meret, që i mohon një shans të mirë kapitenit zikaltër (VIDEO)
36′ Drithërima në portën e Interit, Politano godet traversën me një tentëtivë të rrezikshme nga jashtë zonës. Me fat skuadra e Inzagit në këto momente (VIDEO)
18′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet nga fusha De Vraj i dëmtuar, vendin e tij e merr Karlos Augusto.
12′ Interi gjen golin me anë të Turam, por goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO)
3′ Pritje spektakolare e Zomer, portieri i Interit i mohon një eurogol mesfushorit Elif Elmas, duke devijuar topin në këndore (VIDEO)
1′ Starton supersfdia!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL