Thursday, 14. May 2026
Sport

Manchester City në ndjekje të “Messit të ardhshëm”

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City është duke e ndjekur adoleshentin argjentinas, Claudio Echeverri, i njohur në Argjentinë si Lionel Messi i ardhshëm.

Lajmi konfirmohet nga gazeta angleze “Mirror”.

Kampioni anglez ka vëzhguar yllin e River Plate teksa luante për Argjentinën në Botërorin U-17, ku edhe shënoi një hat-trick kundër Brazilit.

17- vjeçari në të njëjtën kohë po ndiqet edhe nga Real Madrid, Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus, AC Milan dhe Inter Milan.

Teilen: