Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Qëndruan të “qeta” përgjatë 90 minutave të derbit, dy tifozeritë përplasen pas ndeshjes

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës, janë përplasur pas përfundimit të derbit, i cili mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e Hasanit dhe Kekos. Sikur të mos mjaftonin tymueset dhe sendet e forta që u hodhën në fushë gjatë ndeshjes, një numër i konsiderueshëm i dy tifozerive janë përplasur edhe fizikisht në shkallët e stadiumit.

Për pasojë është dashur të ndërhyjë policia dhe FNSH për të qetësuar situatën. Gjatë konfliktit janë thyer sërish stola të stadiumit, madje disave prej tyre i është vënë edhe flaka. Skena të përsëritura këto mos tifozerive, që me siguri nuk do të kalojnë pa penalitete dhe gjoba për tifozët dhe klubet. /i.m /abcnews.al

Teilen: