Dushan Vlahoviç ka filluar të bëhet problem te Juventusi sa i përket goditjes nga pika e bardhë. Sulmuesi i bardhezinjve ka gabuar 3 nga 5 gjuajtjet e fundit, pas një starti thuajse perfekt të karrierës së tij ku shihej si i pagabueshëm.
Ai gaboi një të tillë edhe ndaj Monzës, por skuadra ia doli që gjithsesi të gjente fitoren, duke bërë pak më të hidhur atë gabim të serbit. Tashmë duket se ai po merr masat që gjëra të tilla të mos përsëriten.
Në stërvitjen e sotme, Vlahoviç është ndalur në fund të seancës për disa goditje nga pika e bardhë, duke pasur përballë si kundërshtarë portierët Sheznji dhe Pinsoljo, të cilët janë vendosur në portë me radhë.
Ai tentoi 6 herë dhe realizoi 5 prej tyre, duke përmirësuar ndjeshëm mesataren në krahasim me ndeshjet e fundit ku nuk ka qenë i saktë dhe ka vënë jo pak në vështirësi trajnerin Alegri i cili i kishte besuar atij ekzekutimin e goditjeve të tilla.
PANORAMASPORT.AL