Manchester City nuk arriti të mposhte Tottenhemin në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premierligë, duke dalë nga stadiumi “Etihad” me një pikë.
Në minutat e fundit të sfidës, “Qytetarët” mund të fitonin, por arbitri Simon Hoper nuk i lejoi.
Sulmuesi Erling Haaland shkoi menjëherë tek ai për të protestuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Imazhi i Haalandit ka bërë xhiron në rrjet që nga dita e djeshme.
Fytyra që ai bëri kundër arbitrit është pikturuar dhe duket se Haland e ka pëlqyer duke e shpërndarë në profilin e tij në “Twitter”.
“Kjo më bëri të buzëqesh për herë të parë sot”, shkruan norvegjezi. /Lajmi.net/
Wtf that made me smile for the first time today https://t.co/36FdN4B5Xn
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) December 4, 2023