• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Kombeve për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Hungarisë

04/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë,, e vlefshme për Ligën e Kombeve për këtë kategori.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit të “Uj Hidegkuti Handor” të Budapestit, ku zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Stërvitja zgjati rreth një orë, teksa përveç Arbenita Curraj dhe Vesa Paqarizit, të cilat nuk do të jenë të gatshme për ndeshjen e nesërme për shkak të problemeve fizike, lojtaret e tjera morën pjesë në këtë seancë përpara sfidës së fundit të këtij kompeticioni.

Trajneri Grima ka grumbulluar për këtë sfidë mbrojtësen Rexhina Maxhalaku dhe sulmuesen Jehona Coka. Gjendja e grupit është në formë të mirë, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike.

Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje. Ndeshja Hungari – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “UjHidegkuti Handor” në Budapest, duke nisur nga ora 19:00.

Next Post

Kosova në vazon e dytë për shortin e Ligës C në Ligën e Kombeve, Shqipëria në të tretën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.