• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haaland më në fund del para Messit, merr çmimin “Golden Player”

05/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haaland është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man” në ceremoninë e “Golden Boy 2023” në Torino.

Ky çmim u jepet lojtarëve më të mirë të moshës mbi 21-vjeç, i votuar nga një panel i specializuar, i cili këtë vit përfshinte Edwin Van Der Sar, Alessandro Costacurta, Samuel Eto’o, Andriy Shevchenko, Rui Costa dhe Pavel Nedved.

Ndonëse Haaland u mposht nga Lionel Messi në ceremoni të ndryshme çmimesh në muajt e fundit, duke përfshirë “Topin e Artë 2023”, “Golden Boy” ndryshon në atë që çmimet shpërndahen bazuar në performancat në vitin kalendarik dhe jo në sezonin e kaluar.

Kjo do të thotë se triumfi i Messit në Kupën e Botës me Argjentinën nuk llogariti asgjë në vitin 2023, ndryshe nga “Topi i Artë”.

Ndërkohë, sulmuesi norvegjez ka shijuar një vit rekord në Premierligë. Kryesisht falë numrit të tij të theksuar të golave, Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë që fitoi tripletën; Premierligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në një sezon.

Para portës, Haaland ka qenë thjesht i pandalshëm. Deri tash, ai ka shënuar deri në 50 gola në të gjitha garat në vitin 2023. 

Next Post

I skadon kontrata në fund të sezonit, Alex Meret i ofrohet Interit me parametra zero

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.