Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Aaron Ramsdale në afatin kalimtar të janarit.
Ramsdale është i lidhur me një kalim te Newcastle United, pas lëndimit të Nick Pope, dëmtim që do e mbajë jashtë fushave deri në pesë muaj.
Arteta ani se insiston se dëshiron që Ramsdale të qëndrojë, ky i fundit do ndryshim të ambientit shkaku i Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm.
Ramsdale e ka humbur vendin titullar në “Emirates”, pasi David Raya i ardhur në huazim nga Brentfordi, po preferohet në vend të tij, kryesisht për shkak të lojës me top që e zhvillon trajneri Arteta.
Nga 3 shtatori, ai ka zhvilluar vetëm tre paraqitje, dy në në Carabao Cup, dhe vetëm një në Premier League, edhe atë për shkak se Raya nuk kishte të drejtë të luante ndaj Brentfordit.
Arteta së fundmi i ka bërë thirrje Ramsdale që të jetë i durueshëm për të ardhmen, pasi mund të ndryshojë situata në të cilën aktualisht ndodhet.
“Jam i lumtur që kam dy portierë të mirë, dhe Aaron do të qëndrojë me ne. Ky është synimi”.
Megjithatë, kur u pyet nga gazetarët nëse nuk do ta lejojë që të largohet në janar, spanjolli pati një përgjigje ndryshe.
“Nuk do ia bëj këtë asnjërit lojtar”, theksoi Arteta.
Përndryshe, Arsenali do të ballafaqohet sot me Luton Town, në kuadër të xhiros së 15-të në Premier League.