Portieri i Dritës së Gjilanit, Laurit Behluli, beson e shpreson se me ekipin e tij, nesër (12.00) do të mposhtin Dardanën dhe kualifikohen më tej në rrethin e Kupës së Kosovës.
Behluli tha se fitorja është e vetmja alternativë.
“Duke ditë që ndeshja për Kupë është me eliminim direkt ne do të japim gjithçka nga vetja, duke e respektuar kundërshtarin dhe të dalim fitues nga ky takim. Vetëm fitorja është alternativë e jona dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje drejt objektivave tona”, theksoi Behluli.
Portieri Laurit Behluli foli për përfshirjen e tij në ndeshjet e Kupës, për çka tha se kurdo që i jepet mundësia do ta jap maksimumin.
“Te klubi i Dritës gjithmonë ka edhe konkurrencë për këtë edhe kam ardhur.
Unë bëjë më të mirën time dhe pastaj vendos trajneri. Nuk e di për nesër apo ndeshje të tjera, por kur të jetë mundësia ime do të bëjë maksimumin“, ka thënë Behluli.