Wednesday, 13. May 2026
Sport

Derbi Tirana-Partizani/ Nën hetim edhe 8 tifozë që hodhën flakadanë gjatë ndeshjes

GS 05/12/2023 1 Min. Lesezeit

Policia e Tiranë  ka vënë nën hetim edhe 8 persona, të cilët dyshohet se hodhën flakadanë në fushën e stadiumit “Air Albania” më 3 dhjetor, ku u zhvillua derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Të hënën, u arrestuan 4 persona dhe dy të tjerë u vunë nën hetim.

Dyshohet se shtetasit kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Ata akuzohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”./abcnews.al

Teilen: