Partizani ka ndarë rrugët zyrtarisht me futbollistin nga Kosova, Eros Grezda.
Sulmuesi 28-vjeçar dhe kampionët e Shqipërisë kanë mbyllur vendosur të ndërpresin kontratën mes tyre, shkruan lajmi.net.
Partizani ka falënderuar Grezdën për kontributin, por nuk ka shpalosur detaje se pse erdhi deri te ky vendim.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe” – thuhet në njoftimin e klubit.
Eros Grezda është me prejardhje nga qyteti i Gjakovës në Kosovë dhe ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë.
Grezda u transferua te Partizani në janar të këtij viti nga Zalaegerszeg si lojtar i lirë.
Në të kaluarën, Grezda karrierë ka bërë edhe te Manisa, Osijek, Rangers e në disa skuadra tjera./Lajmi.net/