Supersfida e javës së 14-të të Premier League, mes “Qytetarëve” të Manchester City e “londinezëve” të Tottenham u mbyll me rezultatin 3 me 3, me të dyja skuadrat që sulmuan papushim portën e njëra-tjetrës, duke dhuruar spektakël për të pranishmit në mitikun “Etihad”.
Dy ditë pas ndeshjes, tekniku spanjoll, Pep Guardiola dha edhe një koment të shkurtër për objektivat e këtij sezoni, ku theksoi se e ndjen që do e fitojnë sërish trofeun e Premier League, teksa shtoi se nëse luajnë si ndaj Liverpool do e fitojnë titullin.
“Ndjenja ime sot është se do ta fitojmë Premier League. Nëse luajmë në nivelin që treguam kundër Liverpool-it dhe Tottenham-it, do të fitojmë përsëri”,- u shpreh tekniku, i cili tripletën me “Qytetarët”, sezonin e kaluar. /i.m /abcnews.al