Wednesday, 13. May 2026
Sport

Kosovare Asllani iu jep leksione kampioneve të botës, shënon gol të bukur kundër Spanjës

GS 05/12/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti me prejardhje nga Kosova që luan për Suedinë, Kosovare Asllani ka realizuar gol të bukur kundër Spanjës.

Asllani ka realizuar golin e dytë për Suedinë, për rezultatin 2:1, në minutën e 14-të, shkruan lajmi.net.

Reprezentuesja e Suedisë shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portieren e kombëtares spanjolle.

Sfida mes Spanjës dhe Suedisë është në kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve për femra.

Kujtojmë që Spanja është kampione e botës në kategorinë e femrave./Lajmi.net/

Teilen: