• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Kosovë zbarkon elita botërore e xhudos

06/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian Absolut të Xhudos, event ky që për herë të parë mbahet në Kosovë.

Përgatitjet për këtë ngjarje të madhe sportive, tashmë janë në fazën finale.

Trajneri i Kosovës, Driton Kuka, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se në vendin tonë, do të zbarkojë elita botërore e xhudos.

Sipas tij, kategoria 73 kg do jetë e ‘çmendur’ me emrat më të mëdhenj të xhudos Botërore sot për sot.

“Në kryeqytetin tonë javën tjetër do të zbarkojnë Elita e xhudos Botërore … Kampionati Evropian absolut deri 73 kg për meshkuj dhe deri 57 kg për femra mbahet më 16 dhjetor në Prishtinë!

Hera parë të kemi nivel kaq të lartë në shtetin tonë. Kategoria 73 kg do jetë e çmendur me emra më të mëdhenj të xhudos Botërore sot për sot! I pari i Ranglistës Botërore Azeri Hajdarov, legjenda e xhudos Kampion Olimpik Shavdatuashvili, nënkampioni Olimpik Italiani Lombardo do vijnë në Kosovë e për ne garojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena që do jenë të motivuar si kurrë më parë! Kategoria e femrave deri 57 kg përveç dy kampioneve tona Olimpike do marrin pjesë nga Elita Botërore edhe shumë medaliste Botërore e Evropiane!”, ka shkruar Kuka.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sipas Kukës, me datë 16 dhjetor do shoh yjet e sportit të xhudos. /Lajmi.net/

 

Next Post

“Lewa i ri” çmend klubet italiane: është polak dhe shënon shumë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.