• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nisin përgatitjet për sezonin e ri të Formula 1, përcaktohen gjashtë pistat e “Sprint Race”

06/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Formula 1 ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ri që do të startojë më datë dy mars të vitit 2024. Gara e parë do të zhvillohet në cirkuitin e Bahreinit ndërsa së fundmi është përcaktuar edhe kalendari sa i takon garave Sprint për sezonin e ri.

Ashtu si në vitin 2023, edhe në vitin 2024 në total janë parashikuar gjashtë Sprint Race. E para do të “marrë jetë” në pistën e Shanghait në Kinë më datë 21 prill. Ndërkohë, më pesë maj, Formula 1 zhvendoset në Miami ku edhe në tokën amerikane do të zhvillohet Sprint Race.

Sakaq, e radhës është në Austri më datë 30 qershor për të vazhduar më datë 20 tetor në Amerikë, më pas në Brazil më datë tre nëntor dhe për ta mbyllur në Katar më datë një dhjetor të vitit 2024. Në sezonin e ri, sërish favorit për të triumfuar konsiderohet Max Verstappen, tashmë kampion i trefishtë i Botës.

Skuderia RedBull prej kohësh ka nisur punën për përmirësimin e njëvendëshes së holandezit. Nga ana tjetër, Ferrari dhe Mercedes do të provojnë t’i shkaktojnë telashe Verstappen me pilotët e tyre, Leclerc e Sainz dhe Hamilton me Russell. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Katari largon trajnerin e njohur portugez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.