Wednesday, 13. May 2026
Sport

Guild Eagles mposht njërin prej ekipeve më të forta në CS2, kualifikikohet në finale

GS 06/12/2023 1 Min. Lesezeit

Guild Eagles është kualifikuar në finalen e ‘lower bucket’ në turneun “CCT 2023 Online Finals 5”.

Ekipi kosovar sapo mposhti njërin nga ekipet më të forta në botë, shkruan lajmi.net.

Skuadra që tash është nën pronësinë e kompanisë së David Beckham, fituan 2:1 në harta ndaj ekipit G2.

Në “Mirage” Guild Eagles triumfuan 13:3, kurse u mposhtën në “Inferno: 13:4.

Por ata triumfuan në map-in vendimtar, Guild Eagles fituan 13:11.

Në finalen e ‘lower bucket’, Guild Eagles takohet me 9 Pandas nga ora 20:30. /Lajmi.net/

Teilen: