Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike.
Sulmuesi i Al Hilal në Arabinë Saudite, u rrit te Santos, ndërkohë që kaloi katër sezone tek ekipi i parë përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013, përcjell lajmi.net.
Pavarësisht dhimbjes së madhe, Neymar beson se ditë të mirë do të vijnë dhe bardhezinjtë do të rikthehen aty ku e kanë vendin.
“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, ka shkruar Neymar në Instagram, duke tentuar të njëjtën kohë të qetësojë edhe tifozët që e “dogjën” qytetin nga zhgënjimi.
Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo./Lajmi.net/