• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gara për titullin në Serinë A, Marota: Inter-Juve? Kur dy grinden, ndoshta fiton i treti

08/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhuzepe Marota ka bërë maksimumin e tij për të përforcuar Interin gjatë këtyre sezoneve dhe tashmë po shijon momentin e skuadrës, për të cilën është shprehur tejet krenar dhe i kënaqur.

marota

“A ka një lojtar që është ëndrra ime e fshehtë? Jo, jam i kënaqur me lojtarët tanë”, kanë qenë fjalët e para të administratorit të deleguar, i cili u ndal më pas te Lautaro:

“Ne jemi shumë krenarë që kemi në skuadër një lojtar si Lautaro, por merita nuk është vetëm e tij, por e gjithë skuadrës dhe shokëve të tij që e ndihmojnë Lautaron të jetë në një moment të tillë. Ka qenë një sezon i veçantë ai i shkuari, u bë kampion bote dhe tani po hyn në elitën e lojtarëve të mëdhenj. Sigurisht që duam të vazhdojë me, jo më kot kërkojmë të rinovojmë për pesë vite të tjera. E mira është se ai ka një ndjenjë të madhe përkatësie dhe këto ditë kjo është një cilësi vërtet e jashtëzakonshme”.

Vlerësimin Marota nuk ia kurseu as Simone Inzagit: “Performancat që po japin djemtë vazhdimisht janë të rëndësishme dhe kjo është meritë që duhet t’i atribuohet edhe trajnerit Inzagi. Skuadra tregon që po rritet vazhdimisht në ndërgjegjësim dhe pjekuri”.

Në fund Marota komentoi edhe titullin dhe fakti që shenjat mund të tregojnë Juven kampion. “A tregojnë shenjat Juven kampion? Le të shohim se çfarë ndodh. Ndoshta mes dy palëve që grinden, fiton i treti”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arrestohet lojtari i njohur i kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.